Shkencëtarët kanë marrë plazmën e pasuruar të gjakut dhe e kanë injektuar në vezoret e femrave te të cilat procesi i menopauzës tashmë ka filluar. Kanë konstatuar që pas procedurës cikli menstrual sërish është filluar.
Shkencëtarët kanë publikuar që kanë zbuluar mënyrën se si të rifillojnë sërish ciklin menstrual, transmeton Telegrafi.
Zbulimi menjëherë është shpallur si njëri ndër më të mëdhenjtë kohëve të fundit. Testet e para tregojnë që u ka shkuar për dore që “të rinojnë” vezoret me ndihmën e trajtimit të gjakut i cili përdoret për shërimin e plagëve.
Te shumica e femrave, duke përfshirë edhe një dyzetvjeçare, e cila para disa vjetësh ka hyrë në pauzë të hershme, cikli menstrual sërish është vendosur.
Hulumtimi të cilin e kanë bërë shkencëtarët nga Athina, është prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës së Mjekëve Evropianë të Riprodhimit dhe Embriologjisë, të mbajtur në Finlandë, shkruan The New Scientist.
Shkencëtarët kanë marrë plazmën e pasuruar të gjakut, e cila nxit zhvillimin e indeve dhe kështu shpejton shërimin e eshtrave dhe muskujve të dëmtuar.
Këtë plazmë ua kanë injektuar në vezore femrave te të cilat procesi i menopauzës tashmë ka filluar dhe kanë konstatuar që pas procedurës cikli menstrual sërish është krijuar.
Nga ato cikle menstruale sërish shkencëtarët kanë arritur të mbledhin dhe të ngjizin qelizave vezore të cilat, shpresojnë mjekët, më vonë mund të implantohen në mitër.
Ky hap i fundit akoma nuk është verifikuar në praktikë. /Telegrafi/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...