Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE”, ka thënë se Kosova ka bërë hapa të progresit.
“Kosova ka një stabilitet ekonomik, politik. Në krahasim me vendet e regjionit nuk mbesim prapa. Në aspektin e infrastrukturës jemi më mirë, në aspektin e punësimit publik, në arsim, jemi mirë. Por në atë se ku duam të shkojmë jemi larg. Ende kemi shumë të papunë të rinj. Nuk kemi mundur që rinisë tonë tua plotësojmë ato që duhet. Rinisë që janë aktivë, ata po na ikin jashtë. Zhvillimin social dhe ekonomik e mbajmë të frenuar”, ka thënë ai.
Sipas tij stabiliteti politik është i duhuri për zhvillim.
“Platforma jonë është e përbashkët. Ne iu kemi bashkuar LDK për të shikuar zgjidhjen. Dojmë zgjedhje shkojmë nesër. Duhet të ulemi të flasim për preokupimet e qytetarëve e ajo është rruga e integrimit në BE. Pastaj çështja e ushtrisë, anëtarësimi në NATO. Çështja e dialogut, asociacioni dhe çështje tjera”, tha ai.
Veseli theksoi se duhet dialoguar që gjeneratave të reja tu lënë sa më pak preokupime.
“Visari dhe Luta nuk i kanë preokupimet që i kemi unë dhe kryeministri që nga lufta. Për këtë them nëse bisedojmë bashkë dhe gjejmë zgjidhje e nuk i drejtojmë gisht njëri tjetrit atëherë kemi ndryshime. Nëse arrijmë konsensus e nuk bëjmë garë për kolltuqe atëherë arrijmë gjëra të duhura. E rëndësishme është që shteti ta përmbyll procesin politik me shtetin serb që të mos u lëmë gjëra gjeneratave të reja. Kemi miratuar demarkacionin me Malin e Zi duhet ta bëjmë edhe me Serbinë jo me ndarje të Kosovës”, ka thënë ai./Arbresh.info
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...