Plaforma popullore e mesazheve WhatsApp nuk do të lejojë ata që janë nën moshën 16-vjeçare që të përdorin këtë shërbim në Bashkimin Evropian.
Aktualisht, limiti është 13 vjeç, por kompania po ndryshon rregullat para hyrjes në fuqi në muajin maj të rregulloreve të reja evropiane për të dhënat personale. Aplikacioni WhatsApp, i cili zotërohet nga Facebook, do t’i kërkojë përdoruesve që të konfirmojnë moshën e tyre kur të detyrohen që të pranojnë kushtet e reja të shërbimit në javët në vazhdim.
Megjithatë, nuk është e qartë se si do të verifikohet kufiri i moshës. Rregullorja e përgjithshme evropiane e mbrojtjes së të dhënave, e cila hyn në fuqi më 25 maj, do t’i japë njerëzve një kontroll shumë më të madh mbi mënyrën se si kompanitë përdorin informacionin e tyre. Individët do të kenë gjithashtu të drejtën që të fshijnë të dhënat e tyre.
Rregullorja përfshin gjithashtu mbrojtje specifike për fëmijët që të dhënat e tyre të mos grumbullohen për qëllime marketingu. WhatsApp, i cili është përballur me kritika për praktikat e tij në të shkuarën, tha se ndryshimi do ta ndihmojë që të ketë standarde të larta transparence në BE, shkruan TCH. Por, në pjesën tjetër të botës limiti do të vazhdojë të mbetet 13 vjeç, diçka që tregon se ndryshimi vjen vetëm prej rregulloreve të reja dhe jo prej ndërgjegjësimit të kompanisë.
Facebook, ndërkohë, ka një qasje tjetër ndaj përdoruesve të rinj. Që t’i përshtatet rregullores së re, Facebook po i kërkon të rinjve nga 13 deri në 15 vjeç që të caktojnë një prind ose gardian që të japë leje për ndarjen e informacionit në platformë. Nëse nuk e bëjnë, versioni i tyre i Facebook nuk do të jetë i personalizuar dhe mjaft i kufizuar. /Telegrafi/
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...