Google ADS

Ambasada sllovene mbështet nxënësit e Skenderajt me bursa

13:21 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Ambasada e Sllovenisë do të mbështesë Komunën e Skenderajt në fushën e arsimit, ku do të ndajë bursa për nxënës të kësaj komune.

Kështu është bërë e ditur gjatë ditës së sotme ku Ambasadori slloven në Kosovë, Bojan Bertoncelj ka vizituar komunën e Skenderajt ku është pritur nga kryetari Bekim Jashari.

Pas takimit ambasadori Bertoncelj është shprehur i gatshëm që të mbështes këtë komunë edhe në fusha të tjera siç është ekonomia.

“Jam i kënaqur që Sllovenia mund të mbështes si komunat e tjera, ashtu edhe komunën e Skenderajt me projekte specifike në fushën arsimore për fëmijët e klasave të para dhe të dyta. Ne mendojmë se nëse ne mund të përkrahim qytetarë të përgjegjshëm dhe të arsimuar, në këtë mënyrë Sllovenia përkrah Kosovën dhe qytetarët e saj në të ardhmen. Ne të gjithë e dimë se popullata e Kosovës është statistikisht shumë e re dhe mendoj se mbështetja jonë të cilën po e ofrojmë në fushën e arsimit është me siguri më e rëndësishmja”, tha ambasadori slloven.

Po ashtu, ai tha se kanë biseduar rreth mundësive që ndonjë kompani sllovene të vijë dhe të investojë në këtë komunës.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, shprehu mirënjohjen e tij për shtetin slloven që po mbështet nxënësit e kësaj komune.

“Një takim miqësor, frytdhënës, i vazhdueshëm që nga paslufta me projekte të ndryshme. Ndihmë komunës tonë sidomos në bursa për studentë të ndryshëm, do të thotë në shtyllën e parë të zhvillimit të një vendi që është arsimi, sepse nëse nuk kemi arsim cilësor dhe të shëndosh ne nuk mund të arrijmë asgjë. Kemi biseduar edhe për zhvillim ekonomik siç e kemi parkun e biznesit e tema të ndryshme”, tha ai.

Gjatë ditës ambasadori slloven në Kosovë, Bojan Bertoncelj ka vizituar edhe disa shkolla të në komunën e Skenderajt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme