Ministria për Punë dhe Politikë Speciale (MPPS), Agjencia për Punësim dhe UNDP-ja sot kanë nënshkruar marrëveshje për Programin e vjetor për punësim për vitin 2018, e projektuar me shumën e 8.3 milionë denarëve.
Siç u tha në konferencën e shtypit të përbashkët në Qeveri, në të cilën morri pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, Programi është pjesë nga plani operativ për punësim, ndërsa vëmendja është tek të rinjtë dhe kategoritë e prekshme, përcjell telegrafi Maqedoni.
Ambasadorja e tanishme e OKB-së në Maqedoni, Luisa Winton informon se me planin vjetor janë paraparë hapja e 980 biznese të vogla, nga të cilat 50 të personave me aftësi të kufizuara, si dhe angazhimi i 40 deri 50 personave nëpër komuna të cilët do t’u ndihmojnë fëmijëve nga mosha parashkollore, personave me aftësi të kufizuar dhe personave më të vjetër.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska theksoi se rrjeti i aktiviteteve për punësim është përsatatur me nevojat e punëtorëve, por edhe profilit të të rinjve dhe grupeve të veçanta.
Gjithashtu u tha se mjetet do të mund të shfrytëzohen edhe nga ndërmarrjet sociale, organizatat qytetare pa marrë parasysh se ka lirime nga sigurimi shëndetësor ose social.
Me këtë plan operativ, është projektuar një shumë prej 19 mijë denarësh, që paguhen paraprakisht për të punësuarit.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...