Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba do të mungojë në takimin e parë të skuadrës së tij në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
‘Sky Germany’ raporton sot (e mërkurë) që reprezentuesi austriak do të qëndrojë jashtë fushe për ndeshjen e “Bavarezëve” për shkak të lëndimit në muskuj të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
Portieri Manuel Neuer, mesfushori Arturo Vidal dhe anësori Kingsley Coman nuk janë në dispozicion gjithashtu për kampionin gjerman në takimin e parë që zhvillohet në Allianz Arena në Munich.
Të martën, ‘Marca’ raportoi që mbrojtësi i zhdërvjellët është stërvitur larg bashkëlojtarëve të tij dhe Rafinha pritet të jetë zëvendësues i 25-vjeçarit për përballjen në Gjermani.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...