Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, është një nga trajnerët që po flitet se do të jetë pasardhësi i francezit, Arsene Wenger, tek Arsenali.
Low ka rezerva për ta marrë drejtmin e Arsenalit, për shkak se ai gjatë verës do ta drejtojë Gjermaninë në Kampionatin Botëror ‘Russia 2018’, i cili përfundon në muajin korrik.
Pasi e drejtoi vendin e tij drejt triumfit në kampionatin botëror të vitit 2014 në Brazil, ai kishte pushuar për disa muaj dhe këtë e planifikon edhe në këtë verë.
Në rast, se ai bëhët trajner i Arsenalit atëherë kjo nuk do të ishte e mundur.
Ai po ashtu ka edhe dy vite kontratë me ‘Die Mannschaft’, fakt ky që do t’ia vështirëson punët Arsenalit, gjatë negociatave me federatën e futbollit gjerman.
Arsenali është lidhur edhe me trajnerët si Max Allegri, Diego Simeone, Carlo Ancelotti dhe Brendan Rogers, si zëvendësues të mundshëm të trajnerit legjendar Wenger. /arbresh.info/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...