Sipas njeriut që e solli atë te Arsenali, Arsene Wenger mori vendim të duhur për largim tani.
Wenger bëri një njoftim befasues javën e kaluar duke konfirmuar se do të largohet nga klubi londinez me përfundimin e sezonit pavarësisht se kishte edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale, transmeton portali arbresh.info.Peter Hill Wood bindi Wengerin t’i bashkohej Arsenalit nga Nagoya Grampus Eight në vitin 1996 dhe ish nënkryetari i Arsenalit, i cili drejtoi klubin për 31 vite, është i bindur që Wenger mori vendimin në kohën e duhur.
“Unë mendoj që ai ka marr 100 për qind vendimin e duhur”, ka thënë Hill Wood për ‘Daily Star’. “Ai na ka ofruar ne një udhëheqje shumë të mirë, ai ka qenë shumë u suksesshëm dhe unë mendoj që kjo ishte koha e duhur që të largohet. Unë mendoj se ai e ka gjetur një mënyrë shumë të ndjeshme për ta bërë at”
“Ishte gjëja duhur në kohën e duhur. Ai po largohet si hero”
Wenger drejtoi Arsenalin në fitoren 4 me 1 kundër West Ham United që ishte ndeshja e parë që nga njoftimi për largim./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...