Në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe integrimi Evropian”, ku po marrin pjesë personalitete të ndryshme nga skena e politikës vendore dhe ndërkombëtare u diskutuan tema të ndryshme lidhur me rrugën e integrimit të Kosovës.
Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv në Grupin për Hulumtime të Politikave në Ballkan ka thënë se do të ndihmojnë në zhvillimin e shtetit, avancimin dhe integrimin, shkruan arbresh.info.
“Kjo konferencë përkon me 10 vjetorin e Kosovës, Strategjinë e Ballkanit Perëndimor dhe Samitin e Sofjes. Këtu fokusin e kemi 10 vjet pas pavarësisë si të projektohet e ardhmja e Kosovës, si të fuqizohen institucionet”, tha ai.
Rashiti theksoi se duhet pasur qasje të qartë për të ardhmen.
“Tema e dytë ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi. Këtu kemi të bëjmë me një analizë së si të përgatitet Kosova, Serbia dhe BE për një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve. Tema e tretë ka të bëjë me strategjinë e Ballkanit Perëndimor dhe është e rëndësishme. Temat që dalin nga procesi i Berlinit duhet të marrin fokus të qartë”, tha ai./arbresh.info/
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...