Sqarohen detajet e sulmit në Toronto

09:56 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Gjatë të hënës në orët e pasdites në Toronto, një furgon ka hyrë në trotuar dhe u ka marrë jetën 10 vetave kurse disa të tjerë I ka lënë të shtruar në spital, transmeton arbresh.info.

Është bërë pak a shumë i ditur shkaku I këtij sulmi.

Pak minuta para sulmit, i akuzuari që tash po mbahet nën arrest policorë, ka bërë një postim duke e lavdëruar Elliot Rodger, njeriun që ua morri jetën gjashtë vetave dhe lëndoi 13 të tjerë.

Sulmuesi në Toronto i është referuar Elliot Rodger me fjalët më lëvduese duke e quajtur “Rebel incelit”

Ky është postimi i tij i plotë: “Rebelimi incelit ka filluar. Ne do të përmbysim të gjitha ata që quhen Chad dhe Stacy. Të gjithë përkuluni ndaj Elliot Rodger ”

Postimi I tij iu referohet një postimi që kishte bërë Rodger duke I fajësuar gratë për mungesën e tij të marrëdhënieve seksuale. Ai I fajëson gratë për problemet e tij dhe kjo ka qenë mënyra e tij e hakmarrjes.

Kurse pjesa “Chads and Stacys” referohet burrave dhe grave tërheqëse të cilët janë perceptuar si më të mirë se të tjerët dhe që nuk janë të disponueshëm për “incels”, fjalë e cila është shkurt për “celibat e pavullnetshme”.

Shënim për lexuesin: Arbresh.info është bërë pjesë e kampanjës së Facebook për t’iu larguar fjalëve që ndjellin terror dhe  frikë si “Vrasje”, “Vetëvrasje”  etj/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme