Klopp shpjegon se si Mohamed Salah mund të bëhet lojtari më i mirë në planet

09:47 | 25 Prill 2018
Arbresh Info

Jurgen Klopp beson se Mohamed Salah duhet të performoj në nivel të lartë për një periudhë të gjatë kohore para se të konsiderohet lojtari më i mirë në botë.

Salah shfaqi një paraqitje impresive në fitoren e Liverpoolit me rezultat 5 me 2 në kuadër të takimit të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Romas në Anfield, transmeton portali arbresh.info. Sensacioni egjiptian shënoi dy golat e para të Liverpoolit para se të krijonte asistime në golat e realizuara më pas nga Sadio Mane dhe Roberto Firmino.
I pyetur nëse ai e konsideron Salahn lojtarin më të mirë në planet, Klopp u përgjigj:

“Shikoni, ju gjithmonë shkruani lajme. Nëse ju mendoni se ai është lojtari më i mirë në botë, shkruajeni këtë ose thuajeni këtë”

“Ai është në një formë të mirë, një formë të klasit botëror, kjo është 100 për qind. Kjo është gjë e mirë. Për të qenë më i miri në botë ju duhet ta bëni këtë për një periudhë të gjatë mendoj unë”

“Ka edhe disa të tjerë që nuk jam shumë keq. Ai është një lojtar fantastik. Jam vërtetë shumë i lumtur”

Ikona e Liverpooli, Steven Gerrard ka pranuar pas fitores se Salah aktualisht është lojtari më i mirë në botë, para Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salahs./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme