Jurgen Klopp beson se Liverpooli nuk ka pozitë të siguruar në finale të Ligës së Kampionëve pavarësisht fitores 5 me 0 kundër Romas në pjesën e parë të gjysmëfinales para se të pranonte dy gola.
Performanca sensacionale nga Mohamed Salah, i cili realizoi dy golat e para dhe krijoi dy asistime, i ndihmuan klubit të krijoj një avantazh prej 5 me 0 në Anfield mbrëmjen e së martës, transmeton portali arbresh.info. Por, pasi Salah u largua nga fusha, Roma shënoi dy gola në minutat e fundit përmes Edin Dzekos dhe Diego Perottit.
“Unë kam mësuar se ne ende mund të fitojmë në Romë, ata duhet të shënojnë kundër nesh”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Ne nuk jemi Barcelona, ata janë dy nga tri skuadrat më të mira në botë dhe kanë fituar shumë gjëra që nuk i kemi fituar. Ne do të luftojmë me gjithçka që kemi”
“Është shumë më e mirë seç kam pritur para ndeshjes, por tashmë jam më shumë i interesuar në ndeshjen kundër Stokes sesa në takimin kthyes kundër Romas”
“Atmosfera ishte padyshim e jashtëzakonshme dhe për të gjithë që kanë një tiketë unë pres të njëjtën gjë edhe të shtunën [në takimin në shtëpi kundër Stoke Cityt], sepse kjo na duhet neve”
Para ndeshjes në Olimpico, Liverpooli luan të shtunën duke filluar nga ora 13:30 kundër skuadrës së Xherdan Shaqirit./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...