Google ADS

Bushati: Koha e mbetur për të bindur Gjermaninë e Francën

08:44 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka folur rreth zërave që vijnë nga Gjermania dhe Franca për një votë kundër hapjes së negociatave së BE-së me Shqipërinë.

Ai theksoi se koha e mbetur në dispozicion do të shërbejë për të marrë edhe mbështetjen e dy shteteve për hapjen e negociatave.

“Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet anëtare të BE. Besoj se vizita e Ramës në Gjermani, e takimet që ai do të zhvillojë, duke filluar nga kancelarja Merkel, do të jetë një shtysë në këtë drejtim. Do të krijojmë kontakte për progresin e reformës në drejtësi edhe me Francën që kërkon më tepër informacion dhe kërkon që ta shfrytëzojë kohën e mbetur para se të marrë një vendim”, u shpreh Bushati./Tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme