Njëra nga arsyet kryesore për shkatërrimin e Romas nga Liverpooli ishte paaftësia e tyre për tu përballur me shpejtësinë e sulmit të tyre, ka rrëfyer kapiteni Daniele De Rossi.
Skuadra e tij ishte mposhtur me rezultat bindshëm 5 me 2 në Anfield mbrëmjen e së martës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, megjithëse dy golat vonë të shënuara nga skuadra e tij i kthyen shpresat për një tjetër rikthim tronditës, transmeton portali arbresh.info.
“Ne nuk bëmë mjaftueshëm për të mbuluar zonat e thella, por është e vështirë për ta bërë atë kundër lojtarëve që janë shumë më të shpejtë se ju. Askush nuk do të fajësojë mbrojtjen, kjo do të ishte e padrejtë”, ka thënë De Rossi për ‘Premium Sport’.
“Ne të gjithë jemi përpjekur për të luajtur me agresivitet, madje edhe pse kishim atë ndjenjën që nuk kishim aq shumë ndikim në mesfushë për shkak se ata kalonin atë zonë. Ata shfaqën kualitetin e tyre dhe ne bëmë gabime”
“Nuk do të jetë lehtë për ne në ndeshjet kthyese, por ne duhet të fillojmë sërish nga këtu. Nuk është e pamundur dhe ne e dimë këtë shumë mirë”
Në raundin e kaluar, Roma u rikthye nga disavantazhi prej tri golave pas disfatës të pësuar 4 me 1 në takimin e parë kundër Barcelonës duke mposhtur “Blaugranët” me rezultat 3 me 0 në kryeqytetin italian./arbresh.info/
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...