Rikthehet polemika mes Qosjës dhe Kadaresë

10:22 | 2 Gusht 2015
Arbresh.info

Shkrimtari nga Shqipëria, Ismail Kadare ka hedhur sërish kritika kundër represionit të pushtimit otoman; ndërkaq shkrimtari nga Kosova, Rexhep Qosja, ka akuzuar Kadarenë se ai po u bënë thirrje shqiptarëve për konvertim të fesë.

Debati i hershëm mes Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjës duket të jetë kthyer sërish në arenë.

I pari, ithtar i oksidentalizmit, ndërkaq i dyti, më shumë i orientalizmit. Kadare si çdoherë ka akuzuar perandorinë otomane për privim të gjuhës dhe shkollave shqipe gjatë shekujve të okupimit të saj, mirëpo i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Qosjës, duke e quajtur Kadarenë shkrimtar të ideologjive.

Sipas Qosjës, Kadare gjatë kohës së regjimit komunist, jo vetëm që ishte shkrimtar i ideologjisë komuniste, por edhe i asaj staliniste, ndërkaq tani thërret për përqafim të vlerave evropiane, dhe sikur kjo mos të mjaftoj, ai e lidh Evropën me katolicizmin dhe u bënë thirrje shqiptarëve të konvertojnë fenë e tyre. Vet Qosja nuk beson se Kadare është besimtar i flakët që të ndjejë nevojën t’i ftoj bashkëkombësit e vet të kalojnë në fe tjetër, por thotë se Kadare e bënë këtë për konjukturë në botën bashkëkohore.

Ndryshe ky reagim i Qosjës ka ardhur pas një shkrimi të Kadaresë që rikujton represionin dhe privimin që u ka bërë Perandoria Osmane shqiptarëve. Në shkrimin e tij Kadare ndër tjerash thotë:

“Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!/lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme