Për 38 vite me radhë qyteti i Lushnjës bashkëjeton me një fushë të mbetjeve urbane që ndodhet ngjitur me të.
Asnjë zgjidhje nuk është gjetur për situatën e krijuar nga ndotja alarmante.
Landfilli i Lushnjës është krijuar në vitin 1980, kur në qytet numëroheshin jo më shumë se 50 mijë banorë, ndërkohë që sot numri i qytetarëve në Lushnjë ka arritur në 90 mijë, pa përfshirë rrethinat.
Si banorët e lagjes “18 Tetori”, ku depozitohen mbetjet urbane, pjesa më e madhe e të cilëve janë të ardhur dhe që bashkëjetojnë me plehrat prej rreth 38 vitesh.
Jashtë kamerës banorët thonë se kanë frikë se po folën mund t’u ndodhë diçka dhe se duhet mbështetje që të dalësh në televizor kundër qeverisë. Të tjerë gjejnë forcë të protestojnë.
Ku grumbull plehrash është kthyer ironikisht edhe në burim jetese për më të varfrit.
Depozitimi në landfillin e Lushnjës nis herët në mëngjes dhe përfundon pas mesditës. Rreth orës 16:00 mbërriti kamioni i fundit, që edhe në dukje transporton në kushte paligjshmërie./t.ch
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...