Google ADS

Kjo është arsyeja pse Mohamed Salah nuk festoi golin kundër Romës

23:33 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Sonte Liverpool ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme kundër ekipit italian Roma.

Sulmuesi egjiptian ka shënuar dy gola i pasuar nga Firmino dy dhe Mane një, transmeton portali arbresh.info.

Por ajo që ra në sy gjithashtu ishte Salah, i cili pasi dha dy gola nuk festoi siç e do zakoni.

Kjo për shkak të respektit, pasi që ai nuk ka harruar se ishte Roma ajo e cila e riktheu në elitën  e futbollit. Ai vetëm ia ktheu shpinën topit dhe ngriti krahët e tij me një fytyrë të vrenjtur.

Rreth tij Anfield ishte i ndezur nga festa.

Kujtojmë se kjo ndeshje ishte e para që gjysmëfinalet për Ligën e Kampionëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme