Google ADS

Bërnabiq: Nuk ka lëvizje në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

21:28 | 24 Prill 2018
M. A.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se nuk ka lëvizje në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Në pyetjen se çfarë ajo di dhe çfarë mund t’i thotë publikut në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Bërnabiq tha se sot nuk do të flasë për këtë, pasi nuk mund të jap deklarata paushall, ndonëse e ka pranuar se ka qenë e informuar lidhur me këtë.

“Për fat të keq, ashtu sikur ka thënë presidenti Aleksandar Vuçiq dhe ministrat në qeverinë serbe, nuk kemi parë lëvizje në këtë hetim. Prishtina nuk ka bërë mjaftueshëm për gjetjen e fajtorëve të këtij akti terrorist”, tha ajo, transmeton kp .

Oliver Ivanoviq më 16 janar u vra në Mitrovicën e Veriut dhe ende janë të panjohur sulmuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme