Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar sot aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtar në rastin e njohur “Stenta”.
Në këtë rast janë të përfshirë 64 persona, në mesin e tyre Agani, një sekretar i përgjithshëm i një ministrie, 44 mjekë, një infermierë si dhe 13 persona tjerë që punonin në institucione private shëndetësore.
Këtë vendim të Themelores, Agani në një prononcim për Indeksonline e ka quajtur të padrejtë, prandaj sipas tij edhe do të hidhet poshtë.
“Konsideroj se ky vendim është i padrejtë dhe që shpejtë do të hidhet poshtë nga Gjykata e Apelit ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e konfirmimit të parë të aktakuzës në korrik të vitit të kaluar”, ka thënë Agani.
Posa ishin ngritur dyshime për keqpërdorim të pozitës, ai tha se kishte kërkuar menjëherë nga kryeministri i Kosovës të lirohej nga detyra e ministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“E kam bërë këtë me besim të plotë në sistemin gjyqësor të vendit. Ndonëse koshient për brishtësinë e tij duke synuar forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në vend dhe duke dëshmuar potencialet demokratike shtetndërtuese të lidershipit politik të vendit para partnerëve ndërkombëtar në momente të ndjeshme të shtetndërtimit të vendit dhe integrimeve europerëndimore”, ka theksuar Agani.
Sipas tij, pasojat kolaterale të këtij vendimi kanë qenë të rënda si për Partinë e Drejtësisë, kryetar i së cilës është ai, për karrierën e tij politike, familjen dhe rrethin e gjerë shoqëror.
Ai vlerësoi se për fat të keq sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor i vendit nuk ishin në nivelin e përgjegjësisë institucionale, pasi sipas tij, edhe pas më shumë se katër viteve të ngritjes së hetimeve nuk ishin në gjendje që t’i sigurojnë proces gjyqësor me kohë dhe të drejtë.
“Për më shumë unë jam shembull eklatant i Drejtësisë selektive në Republikën e Kosovës duke qenë se akuzohem për veprime ministrore të cilat janë zbatuar edhe prej ministrave të shëndetësisë në mandatet paraprake por edhe aktualisht, për çka i jam drejtuar edhe institucionit të Avokatit të Popullit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të mia njerëzore dhe institucionale”, ka shtuar Agani.
I bindur në pafajësinë e tij, ish-ministri uroi që anomalit e këtij procesi të padrejtë dhe të stërzgjatur hetimor dhe gjyqësor të tejkalohen sa më shpejtë me vendim të drejtë gjyqësor.
Aktakuza në rastin “Stenta”, ishte ngritur në qershor të vitit 2016.
Sipas aktakuzës, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...