Google ADS

Carlo Ancelotti trajneri i Italisë?

19:08 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) i kanë ofruar rolin e trajnerit të kombëtares Carlo Ancelottit.

Sipas medieve sportive italiane, Roberto Fabbricini dhe Alessandro Costacurta kanë zgjedhur ish-trajnerin e Juventus, Milan, Chelsea, Real Madrid, PSG dhe Bayern Munchen për të rindërtuar “axurrët” e shkatërruar pas disfatës ndaj Suedisë dhe mungesës në Botërorin rus.

Marrëveshja është arritur, mungojnë vetëm disa detaje mbi aspektin financiar që gjithçka të zyrtarizohet. FIGC kërkon që Ancelotti të nisë punën me miqësoren ndaj Arabisë Saudite, në 28 maj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme