Ministrat e jashtëm të G7 vendeve kanë dënuar Rusinë për veprimet në Siri që ata besojnë se minojnë ligjin ndërkombëtar.
Rusia ishte fokusi i takimeve të G7 në Toronto, transmeton portali arbresh.info.
Ministrat e shtatë vendeve janë pajtuar që të themelojnë një grup punues për të studiuar secilin rast të ‘sjelljes së keqe’ të Rusisë.
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov kritikoi takimin e G7-ës dhe e quajti “rusofob”.
Parlamenti rus është duke punuar në sanksione kundërshtuese që mund të miratohen deri në fund të majit.
Kryetari i Kuvendit Vyacheslav Volodin njoftoi se pajtimi me sanksionet amerikane në Rusi do të konsiderohet si një vepër penale./Arbresh.info/
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban