Gjatë seminarit që UEFA e organizoi këto ditë, për Ligën e Kombeve e ku morën pjesë drejtori i ekipeve kombëtare dhe për marrëdhënie me jashtë z. Artan Govori bashkë me menaxherin Rinor Havollin përveç njohurive për përgatitjen e garave në Ligën e Kombeve që nis me një format të tillë për herë të parë, u njoftuan edhe për ndryshimet në lidhje me kualifikimet e skuadrave kampione në Ligën e Kampionëve, njofton FFK.
Kështu që në fazën e parë do të ketë gara parakualifikuese ndërmjet kampionëve kombëtar të ndara në grupe.
Së këndejmi skuadra kampione e këtij edicioni në Vala Superligën e Kosovës, do të bëjë gara në Gjibraltar ku në grup do të jenë veç kampionit nga mikpritësi Gjibraltari edhe kampioni i Andorrës, San Marinos dhe kampioni i Kosovës.
Ndeshjet do të zhvillohen në fund të muajt qershor në Gjibraltar dhe shorti do të hidhet para fillimit të garave.
Fituesi nga ky grup do të vazhdojë kualifikimet e rregullta në bazë të fituesve të grupeve tjera.
Kjo është një risi që duhen ta kenë parasysh skuadra që do të shpallet kampion i Kosovës, në mënyrë që të jetë e përgatitur maksimalisht në të gjitha aspektet për këto gara.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...