Euro-komisari për zgjerim, Johannes Hahn, shprehu optimizëm se konteksti i emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë do të mund të zgjidhet për 15 ditë.
“Unë jam optimist se gjatë dy javëve të ardhshme do të kemi zgjidhje. Së paku zgjidhje e cila do të hapë rrugën për fillimin e bisedimeve për qasje me IJRM-në” deklaroi Hahn para Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, përcjellë gazeta greke “Kathimerini”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hahn siç tha, se të gjithë dakordohen se kjo do të jetë në të mirë të vendit, për shoqërinë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas euro-komisarit, Maqedonia e ka kaluar krizën e thellë politike dhe ka arritur përmirësim në zbatimin e reformave dhe në marrëdhëniet e mira me fqinjët, por këshillon se “nuk ka kohë për vetëkënaqësi”.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...