Zyrtare: Udinese shkarkon Oddon

15:19 | 24 Prill 2018
Arbresh Info

Udinese zyrtarisht ka konfirmuar se ata kanë shkarkuar trajneri Massimo Oddo dhe Igor Tudor pritet të jetë zëvendësues i tij.

Ishte e qartë që humbja ndaj Crotones këtë vikend, e cila ishte e 11’ta radhazi për Zebrettin, që ish mbrojtësi do të shkarkohet, por mungonte vetëm konfirmimi, transmeton portali arbresh.info.

Oddo konfirmoi për largimin e tij në fillim të ditës së sotme (e martë) dhe tani klubi ka lëshuar një deklaratë zyrtare.

“Udinese Calcio zyrtarisht iu njofton që ka liruar Massimo Oddon dhe stafin e tij nga pozita e tyre në detyrë te skuadra e parë”

Igor Tudor pritet të prezantohet më vonë gjatë ditës së sotme si zëvendësues i Oddos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme