Google ADS

Kolegu i punës tregon për kontaktin e fundit me aktorin e vdekur të ‘O Sa Mirë’

14:57 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Art Kurti, që mëngjesin e sotëm u gjet i vrarë me një plumb në kokë, qysh të hënën kishte ndërprerë kontaktin përmes telefonit.

Një koleg i tij i punës në Kuvendin Komunal të Gjakovës tregon për Express se si 23 vjecari dje pasdite kishte fikur telefonin.

Faton Guta, zyrtar në Komunën e Gjakovës, tregon se ish-aktori i “O sa Mirë”, të hënën pas pauzës së drekës ka dal nga vendi i tij i punës, ku ishte i angazhuar si këshilltar për të rijnë në kabinetin e kryetarit Ardian Gjini.

Guta, në një bisedë për Express ka rrëfyer se i riu që dyshohet se u vetëvra ishte përshëndetur si zakonisht me kolegët e tij të punës, për të humbur më pas kontaktin, pasi kishte fikur telefonin.

“Ka qenë rreth orës 14:00 ju ka ndal telefoni. Mo s’kem pas kontakt askush deri më sot kur morëm lajmin”, tha ai.

Guta thotë se personalisht atij, aktori asnjëherë nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim apo gjendje të rëndë emocionale.

Art Kurti u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm, në orën 07:50 në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se po heton rrethanat për vetëvrasje, në rastin e aktorit nga Gjakova, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë.

“Dyshimet e para çojnë në dyshime për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, ka thënë Kristë Gjoka, komandat i policisë në Gjakovë.

Vetura në të cilën është gjetur i vrarë Art Kurti, këshilltar për rini në kabinetin e kryetari të Komunës së Gjakovës, ka qenë e një shoku të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme