Planifikohet manifestim madhështor për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

13:38 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot është mbajtur takimi i Komisionit Qeveritar për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të institucioneve të kulturës të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë po punohet jashtëzakonisht shumë në mënyrë që organizimi për shënimin të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit të jetë sa më madhështor dhe të shënohet në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

Pjesëmarrësit e këtij takimi, diskutuan gjatë rreth agjendës për ditën e 10 qershorit për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme