Janë 78 studentë nga komuna e Mitrovicës, që u është vazhduar kontrata për bursa për vitin akademik 2017/2018.
Me këtë rast, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, tha se të rinjtë duhet të fokusohen në studime, meqë është mënyra më e mirë që hap rrugë për punësim. “Duke pasur parasysh rezultatet e mira në mësime, ju inkurajoj që të punoni dhe të studioni sa më shumë për një të ardhme më të mirë për vete dhe për shoqërinë”, ka thënë Bahtiri.
Ai më tutje ka shtuar se është shumë e rëndësishme që studentëve të ju ndihmohet gjatë studimeve të tyre, prandaj komuna edhe në të ardhmen do
të vazhdoj të ndihmoj studentët, si me përkrahje financiare, ashtu edhe në forma të tjera.
Komuna e Mitrovicës do të paguaj bursën për studentët për vitin akademik 2017/2018 duke filluar nga 01.10.2017 deri 30.06.2018, në shumën prej shtatëdhjetë euro.
Pas nënshkrimit të kontratës, studentët janë shprehur të jenë të kënaqur me ndarjen e këtyre bursave. Disa nga ata janë shprehur të jenë mirënjohës për mbështetjen që komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.
Përveç këtyre bursave, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, vazhdon të ndaj bursa edhe nga paga e tij për studentë të dalluar nga fakultete të ndryshme.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...