AC Milani pas dyshes së Napolit

11:56 | 24 Prill 2018
Arbresh Info

AC Milani ka shfaqur interesim në dy futbollistë të Napolit.

Sipas një raporti nga ‘Il Mattino’, “Rossonerët” janë duke kërkuar gjatë verës nënshkrimin me dyshen e rivalit në Serie A, Jose Callejon dhe Mario Rui, transmeton portali arbresh.info.

AC Milani synon përforcimin e skuadrës tutje dhe anësori spanjoll është shfaqur si shënjestër e tyre kryesore. Derisa Napoli kërkon nënshkrimin me yllin Suso, AC Milani është i gatshëm për të dërguar ish yllin e Liverpoolit në drejtimin e kundërt.

Bazuar në gazetën e lartpërmendur, “Rossonerët janë gjithashtu të interesuar në qendërmbrojtësin Mario Rui, i cili impresionuar si një zëvendësues i Faouzi Ghoulamit të lënduar.

26-vjeçari ka bërë në përgjithësi 21 paraqitje në ligë për “Azzurrët” këtë sezon duke shënuar dy gola, ndërsa Jose Callejon ka realizuar nëntë gola si dhe ka krijuar po aq asistime brenda 34 ndeshjeve në Serie A./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme