Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit, ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka uruar emërimin e Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo, nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan, shkruan arbresh.info.
Pacolli, ka shkruar që mbështetja amerikane për Kosovën ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovës.
Statusi i tij i plotë:
“Miratimi i emërimit të Sekretarit të shtetit Amerikan, Mike Pompeo, nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan është një lajm i mirë dhe i rëndësisë së veçantë edhe për Kosovën.
Pres me padurim, që me Sekretarin e ri amerikan të vazhdojmë të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve në të gjitha fushat.
Mbështetja amerikane për Kosovën ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën qoftë në konsolidimin e shtetit brenda ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtarë.
Partneriteti dhe aleanca strategjike në mes vendit tonë dhe ShBA është e palëkundur dhe e përhershme”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...