Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar sa i përket kërkesës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për tu takuar në një tryezë të përbashkët të gjitha subjektet politike për situatën e krijuar në vend, konktretisht për të biseduar për zgjedhjet e parakohshme, shkruan arbresh.info.
Burime të portalit arbresh.info brenda VV-së kanë thënë se sot gjatë ditës do ta sqarojnë këtë.
“Për platformën e LDK-së, gjatë ditës po besoj që e sqarojmë”, ka thënë ky burim.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të hënën i ka ftuar kryetarët e partive politike në një tryezë të përbashkët me qellim të tejkalimit të gjendjes së krijuar në vend.
Në letrën dërguar partive politike, Mustafa thotë se gjendja e krijuar politike në vend mund të zgjidhet veç me zgjedhje të parakohshme.
“Është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale, Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeverisë si dhe përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”, thuhet në letrën e Mustafës dërguar partive politike në vend.
Derisa, për kërkesën e LDK-së, nuk kanë ndonjë qëndrim për platformën e Kadri Veselit Vetëvendosje tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin.
Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes Tinka Kurti ka thënë për arbresh.info se qëndrimi i Vetëvendosjes është shprehur moti, gjerë e gjatë për temat që i përmend Veseli.
“Për dallim prej tij, ne nuk i japim prioritet dialogut me Serbinë dhe kërkesave të saj për ‘Zajednicë’ duke e lënë ushtrinë e Kosovës si të tretën për nga renditja. Mbi të gjitha, ne i japim prioritet zhvillimit ekonomik për prodhim e punësim dhe drejtësisë kundër krimit e korrupsionit. Duket qe letra e Veselit ka për qëllim kryesor që një presidenti kontravers si Thaçi t’ia sajojë përreth një ekip uniteti. Kjo është gabim e dëm për Kosovën”, ka thënë ajo.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli aa ka drejtuar krerëve të partive, Isa Mustafës së LDK-së, Albin Kurtit të VV-së, Ramush Haradinajt të AAK-së, Fatmir Limajt të Nismës, Behgjet Pacollit të AKR-së dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës një platformë të cilën e ka quajtur konsensuale dhe gjithëpërfshirëse e agjendës shtetërore në Republikën e Kosovës.
Ai ka thënë se çështjet të cilat do të përfshijë kjo platformë janë ndër më të rëndësishmet për perspektivën e Kosovës dhe qytetarëve të saj./arbresh.info/
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë