Për nëntë sezone radhazi, Lionel Messi ka shënuar 40 gola për Barcelonën në të gjitha kompeticionet.
Konsistenca e argjentinasit në futjen e topit në rrjetë është e jashtëzakonshme për shkak të numrit të golave që ka shënuar gjatë kohës që ka shënuar për ata, transmeton portali arbresh.info.
Numri dhjetë i Barcelonës nuk ka të ndalur së shënuari, së krijuari asistime apo së luajti në pastër siç jemi mësuar ta shohim. Por, për aq gjatë sa vazhdon ta bëjë këtë, ne mund të presim ende nga Messi.
Goli nga Messi në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sevillas ishte goli i 40-të për djaloshin nga Roasrio këtë sezon, një shumë të cilën e ka arritur që nga sezoni 2009/10.
Derisa kanë mbetur edhe pesë ndeshje të tjera në ligë (kundër Deportivos, Real Madridit, Villarrealit, Levantes dhe Real Sociedadit), sulmuesi i Barcelonës mund të rris numrin e përgjithshëm të gola mbi 41 të cilin e ka arritur gjatë sezoneve 2013/14 – 2015/16.
Rekordi i tij më i mirë ishte në sezonin 2011/12 me 73 gola brenda 60 ndeshjeve./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...