Shqiptari e serbi kanë diçka të ngjashme, rrahin bashkëshortet

10:14 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Një qytetar shqiptar është raportuar në polici se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në rrugën “De Rada” në Mitrovicë. Ngjashëm është raportuar, po në Mitrovicë, edhe për rrahjen e një serbeje nga bashkëshorti i saj.

Në raportin 24-orësh nga policia e Kosovës, theksohet se në rastin e parë viktima e komunitetit shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Sipas mjekëve tani gjendja e saj është stabile. I dyshuari gjendet në arrati.

Në rastin tjetër, i dyshuari i komunitetit serb, në gjendje të dehur, kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme