Kryeministri, Ramush Haradinaj, u ka dërguar të gjitha mediave në vend një letër, përmes së cilës i ka falënderuar për rolin e tyre në informimin e qytetarëve.
Në këtë letër Haradinaj ka thënë se Kosova ka hyrë në një fazë tjetër, duke përmendur liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.
“Kosova sikurse asnjëherë me parë është afër marrjes së të drejtës për liberalizimin e vizave. Proces ky, ku bashkë me detyrat tona si Qeveri, media ka rol të pashmangshëm”, thuhet në këtë letër.
“Në këtë rrugëtim, e theksoj edhe një herë, roli juaj si medium informues është tejet i nevojshëm dhe Qeveria e vendit duke siguruar transparencë të plotë ju bënë thirrje që ta vazhdoni këtë frymë kontributdhënëse për përafrimin tonë me familjen euro-atlantike”.
Kjo është letra e plotë:
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...