Kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit italian, dhe asgjë nuk është vendosur se kush do ta fitojë “Scudetto” apo se kush do të luajë në futbollin evropian sezonin e ardhshëm.
Një gjë është e sigurtë se finishi i këtij kampionati italian do të jetë i zjarrtë, deri në sekondat e fundit dhe do të prodhojë emocione të pa para, lotë e gëzim.
Gjiganti, Juventus, është në kërkim të titullit të shtatë rresht dhe fatin e vet e ka në dorë se a do ta fitojë apo jo.
Përkundër humbjes në ndeshjen kruciale për titull, ndaj Napolit në “Allianz Stadium”, me rezultat minimal 0 me 1, Zonja e Vjetër ende është në krye të tabelës me një pikë më shumë (85) se sa Napoli në vendin e dytë me 84 pikë, shkruan arbresh.info.
Skuadra e trajnerit italian, Masmiliano Allegri, dëshiron titullin e shtatë rresht në Serie A, por në këtë sezon ka hasur në një kundërshtar dhe skuadër të fortë, të ndërtuar nga Maurico Sarri, që nuk është dorëzuar deri në këto javë.
Juventusi ka një orar të ndeshjeve shumë më të vështirë, se sa Napoli.
Juve këtë fundjavë do të udhëtojë për në “San Siro”, për ta zhvilluar derbin me rivalin e përbetuar, Inter. E kjo ndeshje do të ketë vëmendje të madhe, pasi që të dy skuadrat do të ‘luftojnë’ kokë me kokë për tre pikët e plota.
‘Neroazzurët’ janë në garë për një vend që siguron ‘Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm dhe pritet që të japin më të mirën, duke shtuar edhe faktin se kanë një rivalitet të madh ndërmjet tyre.
Juventusi nuk di për fitore në “Giuseppe Meazza” që maji i vitit 2015, kur kishte fituar 1 me 2.
Në gjashtë ndeshjet e fundit ndërmjet tyre, Juventusi ka tri fitore, Interi dy dhe një barazim, shkruan arbresh.info.
Allegri para ndeshjes me Interin, ka deklaruar se futbollistët e tij do të luajnë si ndonjë finale dhe se do ta dalin fitues nga ky takim.
Pastaj në shtëpi pret skuadrën e Bologna, dhe pas këtij takimi do të takohet me Romën, në “Olimpico”, ndërsa në ndeshjen e fundit të sezonit, e zhvillon në shtëpi ndaj Verona.
Ndërsa, skuadra e famshme nga “Naples” ka një orar shumë më të favorshëm në garën për “Scudetto”.
Napoli përsëri do të jetë skuadër mysafire edhe në këtë xhiro, ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”.
Më pas, në shtëpi pret Torinon, në xhiron e parafundit udhëton për në Genoa, për t’u takuar me Sampdoria dhe në javën e fundit në shtëpi me Crotone.
Napoli me këtë fitore ndaj Juves, ka ngjallur gjithë besimin se do të shpallen kampion, jo vetëm tek tifozët e skuadrës, por në mbarë botën.
Qyteti i Naples, festoi deri në orët e fundit fitoren ndaj ‘bianconerëve’, dhe tashmë besojnë se është radha e tyre për t’u shpallur kampion.
Presidenti i skuadrës napolitane, De Laurentiis, pas fitores së madhe deklaroi “ I lumtur për këtë fitore të madhe”.
Serie A nuk do ta ketë finishin interesant vetëm në garën për titull, por edhe vendet që sigurojnë futbollin evropian në sezonin e ardhshëm.
Inter, Lazio, Roma janë duke ‘luftuar’ për pozitat tre dhe katër.
Dy skuadrat nga kryeqyteti aktualisht mbajnë këto dy pozita, me 67 pikë të grumbulluara, ndërsa Inter në pozitën e pestë me 66 pikë. Vlen të theksojmë se ndeshja e fundit që mund ta përcaktojë një vend për Ligën e Kampionëve, është ndërmjet Lazios dhe Interit. Pra, edhe gara për një vend që siguron futbollin në Ligën e Kampionëve, do të jetë shumë interesante.
‘Lufta’ për mbijetesë po thuajse ka përfunduar, pasi që Benvento dhe Hellas Verona janë përshendetur nga Serie A, ndërsa SPAL 2013, Crotone, Udinese, Cagliari dhe Chievo Verona ende nuk e kanë të siguruar statusin e tyre në elitën e futbollit italian.
Në Spanjë, Angli, Gjermani, Francë, tashmë dihen skuadrat kampione dhe e gjithë bota e futbollit ka sytë tek Serie A, që si duket do të finish dramtik deri në sekonadat e fundit të këtij sezoni. /arbresh.info/
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...