Google ADS

Lista Serbe “kah të frynë era”

08:40 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Lista Serbe vazhdon status quo-n pasi deputetët e kësaj partie ende vazhdojnë të ulen në krah të opozitës në Kuvend, ndërsa ministrat e kësaj partie vazhdojnë të mos marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë, megjithëse janë duke e kryer punën e tyre nëpër dikasteret qeveritare.

Tash e një muaj Lista Serbe vazhdon ta mbajë qëndrimin “edhe në pushtet, edhe në opozitë”.

Ky qëndrim i tyre do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë pa u penguar nga partitë që qeverisin vendin.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Lista Serbe është aq e mençur sa të mos kalojë në opozitë pasi në këtë formë po arrin të “manovrojë” me Qeverinë dhe po realizon qëllimet e veta, shkruan më tutje “Zëri“.

Ndërkohë, zyrtarët qeveritarë thonë se presin kthimin e plotë të Listës Serbe në Qeveri. Në anën tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se me lirinë që po ua jep Qeveria Lista Serbe po faktorizohet çdo ditë e më shumë.

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, ka deklaruar se pret që në një afat optimal Lista Serbe të kthehet në pozicionin paraprak.

“Takimet janë të përditshme dhe janë takime pune, por diçka përfundimtare ende nuk kemi. Jemi optimistë që do të kthehen në afat optimal”, ka deklaruar Matoshi./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme