Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta konsiderohet nga të gjithë si njëri nga lojtarët më të këndshëm në fushë, prandaj ndëshkimi me karton të verdhë në finale të Kupës së Mbretit dukej diçka plotësisht jashtë karakterit të tij.
Derisa ishin në avantazh prej 4 me 0 kundër Sevillas dhe drejtë titullit të katërt radhazi në Kupë të Mbretit, Iniesta mori një karton të rrallë të verdhë kur iu afrua gjyqtarit Jesus Gil Manzano i zemëruar pasi iu mohua një gjuajte e lirë, transmeton portali arbresh.info.
Manzano reagoi menjëherë duke paralajmëruar lojtarin, por 33-vjeçari me shpejtësi e kuptoi gabimin në qasje dhe është parë duke i kërkuar falje zyrtarit të ndeshjes vetëm disa sekonda më vonë.
Kjo tregoi edhe një herë se veterani spanjoll është një shembull i shkëlqyer për futbollistët e rinj kudo në botë.
Në fakt, ai ka pranuar vetëm 60 kartonë të verdhë brenda 670 paraqitjeve të tij te Barcelona brenda të cilave nuk ishte përjashtuar asnjëherë nga fusha./arbresh.info/
Pure class from Iniesta https://t.co/gDgy3PYNhx
— Best of Football (@BestofFootball8) April 23, 2018
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...