Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot do të fillon seanca e re gjyqësore “Titanik 2”, ku të akuzuar janë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, si edhe Sasho Mijallkov, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).
Të akuzuar janë edhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Sasho Sërcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.
Të gjithë të akuzuarit në këtë lëndë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përveç Mijallkovit, do të përgjigjen penalisht për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, ndërsa Mijallkov do të përgjigjet për veprën penale të “pranimit të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. /telegrafi
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje