Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njihet për përplasjen e tij të hershme me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri brenda radhëve të Partisë Socialiste. Kur ky i fundit ishte “i fortë” brenda selisë rozë rivaliteti mes tyre binte shpesh në sy.
Sot që Tahiri ka një dosje të hapur në prokuroro, Veliaj është ai që mban pozicionin në krah të kryeministrit Rama. I pyetur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv për deklaratat e fundit të ish-ministrit të Brendshëm dhe mesazhet e koduara me përsëritjen e shprehjeve të Ramës (nuk ka bir nëne dhe bir kurve), Veliaj bën rolin e të paditurit.
“Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare. Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua…? Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?” – tha Veliaj.
Veliaj i shmanget edhe pyetjes: “A duhej që parlamenti të lejonte arrestimin e Tahirit?”
“Kam 3 vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision. Unë s’kam parë një gjë të tillë. Të provojë të vërtetën e vet. PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces.
Rikthim të Tahirit në PS? Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik” – e mbyll Veliaj./lapsi.al/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...