Deputeti nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP), Dardan Molliqaj ka thënë se pothuajse të gjitha ndërmarrjet shtetërore janë shkatërruar dhe kanë humbur vlerën pasi janë privatizuar.
Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “e njëjta po ndodhë tash edhe me PTK-në të cilën nga një ndërmarrje me profit, e shndërruan në një ndërmarrje që nuk i mbulon as shpenzimet e veta”.
Postimi i Moliqajt:
“Pothuajse të gjitha ndërmarrjet publike e shoqërore në Kosovë, fillimisht i kanë shkatërruar qëllimisht për t’ua humbur vlerën e pastaj i kanë shitur (lexo: falur).
E njëjta po ndodhë tash edhe me PTK-në të cilën nga një ndërmarrje me profit, e shndërruan në një ndërmarrje që nuk i mbulon as shpenzimet e veta.
Këto politika të mbrapshta ekonomike që humbën dhjetëra mijëra vende pune duke privatizuar gjithçka shpejtë e lirë, duhet të ndërrohen sa më parë. Ndërmarrjet publike mund dhe duhet të menaxhohen mirë dhe të mbesin pronë e përbashkët e qytetarëve”, ka shkruar Molliqaj.
Sot u raportua se Telekomi i Kosovës është në krizë të thellë financiare dhe rrezikon të falimentojë pas 12 muajve. Për krizën financiare të Telekomit, kryesuesja e Bordit të kësaj kompanie publike Besa Shatri-Berisha, ka njoftuar Kabinetin qeveritar
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën