“Shpërthen” Berisha: Të rrëzojmë Ramën njësoj si Enverin

23:24 | 23 Prill 2018
Trina Galanxhi

Partia Demokratike mbajti sot një mbledhje grupi, ku të pranishëm ishin edhe disa krerë të partive të koalicionit.
Në këtë takim u mor vendimi për bojkotin e komisioneve parlamentare gjatë kësaj jave.

Basha ka thanë deputetëve që të vendosin kontakte me qytetarët në mënyrë që ti mbështesin për çdo problem.

Ndërsa më i ashpër gjatë mbledhjes ka qenë ish- kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij duhet të rritet forca e protestës për të rrëzuar Ramën njësoj si diktatori famëkeq Enver Hoxha.

“Edi Rama duhet të rrëzohet si Enveri” mësohet të jetë shprehur Berisha./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme