Google ADS

Yndyra e madhe në stomak rrit rrezikun për sulm në zemër

21:36 | 23 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një stomak i mbushur me yndyrë është shumë i rrezikshëm për zemrën tuaj.

Studimi i ri ka gjetur se edhe njerëzit që nuk janë në mbipeshë dhe kanë stomak të fryrë janë të rrezikuar, transmeton portali arbresh.info

Njerëzit që e kanë belin më të madhe se vithet, janë dyfish më të rrezikuar ndaj një sulmi në zemër dhe sipas shkencëtarëve ata duhet menjëherë të bëjnë një kontrollë mjeksore.

Epidemia e obezitetit është gjetur se ka prekur jetëgjatësinë e dy të tretave të amerikanëve.

Studimi i kryer nga Klinika Mayo dhe hulumtuesit çekë sugjerojnë që ju nuk duhet të të lejoni që të keni stomak të fryrë, pasi kërcënoni shëndetin e zemrës./http://arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme