Policia greke ka arrestuar 120 azilkërkues pas një dhune që ka shpërthyer brenda natës së kaluar.
Banorët lokalë janë përpjekur që t’i japin fund protestës së tyre pesë-ditore në zemër të kryeqytetit ishull, ku kanë kundërshtuar praninë e emigrantëve në vend, transmeton portali arbresh.info
Përleshjet në mes të azilkërkuesve dhe qytetarëve kanë lënë të shtruar në spital të paktën 10 persona.
Televizioni shtetëror, duke cituar zyrtarët e spitaleve, tha se shumica e të lënduarve ishin emigrantë.
Përveç 120 azilkërkuesve, policia ka arrestuar edhe 2 grekë që po protestonin.
Protesta është nxitur pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila vendosi se emigrantët që vijnë në ishullin grek nga Turqia mund të udhëtojnë nëpër greqi, edhe pse kërkesa për azil është në përpunim./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...