Google ADS

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj e quan të sëmurë Hetem Ramadanin

20:33 | 23 Prill 2018
M. A.

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj po e vë në dyshim aftësitë shëruese të studiuesit të fizikës kuantike Hetem Ramadanit. Bile neuropsikiatri Ulaj, dyshon se Ramadani mund të ketë edhe telashe mendore.

“Ajo që Ramadani thotë në emision se e shëron sëmundjen e allzajmerit, sëmundjen e parkisonit, paralizat dhe diabetin. Që e merr guximin kësaj vajzës së vogël me ja ndërpre insulinën ma shumë për mu i merr premisat ma shumë që ka probleme mendore”, tha Ulaj.

Ulaj që punën në një ordinancë private shkon edhe më tej.

Ky krahason Ramadanin me një mjek popullor nga Prizreni, derisa kërkon që në këtë rast të aktivizohen edhe organet kompetente pasi e cilëson përgatitjen profesionale të Ramadanit si të dyshimtë.

Megjithë dallimet me Hetem Ramadanin, neuropsikiatri Jusuf Ulaj pajtohet për diçka me të.

Mjekësia alternative, ofrimi i metodave të meditimit, përdorimi i ushqimit të shëndetshëm janë diçka në botë që nuk kontestohen ose që nuk janë të efektshme, por jo që i shërojnë sëmundjet që tash për tash, janë të pashërueshme

T7 gjatë ditës ka tentuar të marrë një deklaratë nga pediatrja Vjosa Kotorri, e cila e ka trajtuar Ariola Maliqin, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndërkaq, babai i Ariolës, tha përmes telefonit për T7 se vajza e tij, ka hyrë në ditën e tretë pa përdorur insulinë, ani se i kishte përdorur deri në 30 njësi brenda ditës para dy javëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme