Boateng tregon mënyrën se si Bayerni mund ta ndalë Ronaldon

17:58 | 23 Prill 2018
Arbresh.info
Jerome Boateng ka treguar mënyrën se si Bayern Munich mund të ndalojë Cristiano Ronaldon.
 Portugezi do të kërkojë të marrë sërish përgjegjësinë për të udhëhequr Real Madridin në finalen e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët të mërkurën në ‘Allianz Arena’ presin Real Madridin për të zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale.

“Ne mund ta ndalojmë Ronaldon vetëm si skuadër”, ka deklaruar Boateng për ‘Kicker’.

“Para golit, ai është sikurse një makinë. Nuk mund ta mbyllni atë plotësisht, ai gjithmonë ka shanset e tij në një ndeshje”.

“Reali bazon lojën e tyre rreth tij, dhe është e rëndësishme që ne t’i japim sa më pak hapësirë atij”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme