Gafa e FFK-së: Drita luan të shtunën me Vllazninë, të dielën me Feronikelin

17:55 | 23 Prill 2018
Arbresh.info

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka bërë një gafë në orarin e sfidave të javës së 29.

Aty thuhet se Drita të shtunën do të luajë ndaj Vllaznisë dhe të dielën ndaj Feronikelit, përcjellë Gazeta Olle.

Në fakt, emri te sfida e së shtunës është gabimisht, pasi që Drenica takohet me Vllazninë.

Gabimi nuk është përmirësuar ende.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme