Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.04.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 28-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj ndimës trajnerit të KF “Trepça ‘89” Klodian Dervishi me nr ID 009711M75 (motivi-largim nga bankina shkaku reagim dhe fyerje të rënda ndaj asistentit të parë në ndeshjen KF Gjilani – KF Trepça’89, e zhvilluar në Gjilan me datë 20.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj KF “Llapi” (motive – organizimi i dobët i ndeshjes, hedhje të gjësendeve në fushë, shishe Pvc, kanaçe dhe mjete të forta, ku së pari ndeshja është ndal për 7 min, pastaj në min 75 hyrja e shikuesve në fushë me qëllim të ndërprerjes së ndeshjes ku edhe është ndal ndeshja për 15 min shkaku i zbrazjes së tribunave nga shikuesit në ndeshjen KF Llapi – KF Drita, e zhvilluar në Podujevë me datë 22.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj kryetrajnerit të KF “Llapi “Tahir Batatina me nr ID 001144M77 (motivi -reagime të njëpasnjëshme dhe sjellje jo sportive ndaj referit të ndeshjes G.Nuza, në ndeshjen KF Llapi – KF Drita) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj përfaqësuesit të KF “Llapi” Muhamet Rexhepi (motivi – largim nga hapësira teknike e zyrtarit të klubit shkaku i reagimeve dhe sjelljeve jo sportive ndaj referëve të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj kryetrajnerit të KF ”Drita“ Bekim Isufi me nr Id 005715M76 (motivi- largim nga bankina shkaku i reagimeve jo sportive ndaj vendimeve të referit kryesor të ndeshjes G.Nuza) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj KF “Drita” (motivi- hedhje të shisheve dhe gjësendeve tjera të shikuesve në rastin e shënimeve të golave në fushë në ndeshjen KF Llapi – KF Drita) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...