Google ADS

Telekomi e merr teposhtën, mbi 4 milionë euro humbje për tre muaj

10:26 | 23 Prill 2018
Arbresh.info

Anëtarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri- Berisha, tha sot se kjo ndërmarrje publike është duke u përballur me humbje të mëdha financiare.

Në raportimin e saj para kabinetit qeveritar, Shatri- Berisha e cila së fundmi është zgjedhur në bord të Telekomit, tha se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, kjo ndërmarrje ka pësuar humbje prej 4 milionë euro.

“Telekomi gjendet në krizë të thellë financiare. Humbja për 3 muajt e parë është mbi 4 milionë euro”, tha ajo.

Sipas saj, gjendjen financiare e rëndojnë numri i madh i punëtorëve, qiraja dhe mirëmbajtja e rrjetit të vjetruar.

“Rreziku mund të vjen edhe nga paditë në gjykata. Po punojmë që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e sfidës”, shtoi ajo.

“Nëse nuk intervenohet shpejt, Telekomi mund të funksionojë edhe 12 muaj dhe Telekomi më tutje nuk do t’u takojë juve si aksionar por borxhlinjve”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme