Google ADS

Kate Middleton pranohet në spital për të lindur fëmijën e tretë

10:18 | 23 Prill 2018
Arbresh.info

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është pranuar në spital për të lindur fëmijën e tretë të familjes mbretërore, duke e bërë atë dhe bashkëshortin e saj, Princin William, prind për herë të tretë, shkruan Time, transmeton lajmi.net.

“Madhëria e saj, dukesha e Kembrixhit u pranua në Spitalin e Shën Marisë, Paddington, në Londër në orët e para të mëngjesit”, njofton Pallati i Kensingtonit përmes rrjetit Twitter.

Middleton e kishte konfirmuar shtatzëninë në shtator 2017, përveç fëmijës që do ta lind Kate, çifti kanë edhe dy fëmijë të tjerë, Princeshën Charlote, e lindur më 2 maj 2015 dhe Princin George, trashëgimtari i ardhshëm i fronit, i lindur më 22 korrik 2013.

Në fillim të shtatzënisë, Kate nuk ishte shfaqur shumë në publik, por gjatë muajve të fundit ajo ka qenë e pranishme në shumë ngjarje publike.

Meqë edhe dy lindjet e mëparshem, dukesha i kishte kryer në të njëjtin spital, stafi janë përgatitur qysh herët për ardhjen në jetë të foshnjës mbretërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme