Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thuhet se do të pranoj shitjen e Anthony Martial gjatë verës në rast se francezi shpreh dëshirë për largim.
22-vjeçari ka qenë i limitur në fushë që nga arritja e Alexis Sanchez në janar dhe është shfrytëzuar si zëvendësues gjatë fitore 2 me 1 në gjysmëfinale të Kupës FA ndaj Tottenhamit të shtunën, transmeton portali arbresh.info.Bazuar në ‘Times’, Mourinho nuk do të ndalin ish lojtarin e Monacos nëse dëshiron të largohet derisa thuhet se sulmuesi është në kërkim të një sfide të re.
Martial ka shijuar sezonin e tij më të mirë te United duke realizuar 11 gola dhe duke krijuar 10 asistime brenda të gjitha kompeticoneve, por që nga nënshkrimi me Sanchez, lojtari është lënë anash.
Paris Saint Germaini dhe Juventusi janë dy nga klubet e profilit të largohet që thuhet se kanë kontaktuar me reprezentuesit e lojtarit./arbresh.info/
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...