Vizitorët e Ujëvarës së Mirushës kërkojnë kushte më të mira infrastrukturore

22:35 | 22 Prill 2018
M. A.

Stina e pranverës sjell vizitorë të shumtë te Ujëvara e Mirushës. Me gjithë bukurinë që ka Mirusha shkuarja deri te ujëvara nuk është e lehtë sa i përket infrastrukturës.

Vizitorët thonë se duhet t’i kushtohet më shumë kujdes këtyre pasurive natyrore që ka Kosova.

Edhe nxënësit që shkojnë nëpërmjet organizimeve shkollore kanë kërkesa.

Ata kanë vërejtur mungesën e tualeteve.

Sa i përket infrastrukturës, qytetarët së shpejti nuk do të kenë më vështirësi të vizitojnë Mirushën pasi punimet për asfaltim tashmë kanë filluar dhe brenda këtij viti sipas kryetarit të Malishevës do të përfundojnë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme